• e shtunë, 23 nëntor 2024

Autoritetet palestineze thonë se votimi në KB tregon se "Palestina meriton anëtarësim të plotfuqishëm"

Autoritetet palestineze thonë se votimi në KB tregon se

Rafa, 10 maj 2024 (MIA) - Ministria palestineze e Punëve të Jashtme njoftoi sot se votimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së për dhënien e të drejtave shtesë palestinezëve në organizatën botërore ka treguar se ata meritojnë "anëtarësim të plotfuqishëm".

Votimi "konfirmon se Palestina i përmbush të gjitha kërkesat e shënuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara... Kështu ajo meriton, dhe është e kualifikuar që të marrë anëtarësim të plotfuqishëm në Kombet e Bashkuara", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Administratës palestineze. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR