• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Autoritetet palestineze: Numri i të vrarëve në Gaza ka arritur 29.692, në 24 orët e fundit janë vrarë 86 palestinezë

Autoritetet palestineze: Numri i të vrarëve në Gaza ka arritur 29.692, në 24 orët e fundit janë vrarë 86 palestinezë

Gaza, 25 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën 86 palestinezë janë vrarë, ndërsa 131 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit, në sulmet izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, i cili sundon me Gazën, 29.692 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë, ndërsa 69.879 janë plagosur.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se shumë njerëz janë nën rrënoja dhe në rrugë dhe se ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë deri te ata.

Mediat izraelite raportuan se ushtarët izraelitë kanë vrarë më shumë se 12.000 operativë në Gaza dhe rreth 1.000 ekstremistë u vranë në Izrael më 7 tetor, kur filloi lufta pas një sulmi terrorist nga Hamasi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR