• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet palestineze: Izraeli, pa asnjë paralajmërim, ka kryer sulm ndaj Rafahas

Autoritetet palestineze: Izraeli, pa asnjë paralajmërim, ka kryer sulm ndaj Rafahas

Gazë, 19 mars 2024 (MIA)  - Ministria palestineze e Punëve të Jashtme  dot  njoftoi se armata izraelite ka sulmuar qytetin Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, "pa asnjë njoftim dhe pa pritur lejen e askujt", raporton Anadollu. 

Në sulmet ajrore të kryera mbrëmë nga aeroplanët ushtarakë izraelitë në pjesë të ndryshme të qytetit të Rafahut, kanë humbur jetën 14 palestinezë, mes të cilëve fëmijë dhe gra dhe disa persona janë plagosur. 

"Ministria palestineze e Punëve të Jashtme  i dënon fuqishëm sulmet ajrore të përgjakshme  dhe operacionet sistematike shkatërruese të Izraelit në qytetin Rafah, duke injoruar paralajmërimet ndërkombëtare për të mos pushtuar qytetin, ku jetojnë miliona njerëz të zhvendosur nga veriu dhe qendra e Rripit të Gazës", thuhet në kumtesë.

 

Theksohet se Izraeli mbrëmë ka kryer një sulm ajror shkatërrues në Rafah   dhe se shumë palestinezë kanë humbur jetën. "Izraeli ka kryer një sulm në qytetin Rafah dhe nuk e paralajmëroi  për të shmangur reagimet ndërkombëtare dhe nuk priti lejen e askujt", thuhet në kumtesë.

U theksua se këto sulme përkonin me vizitën e Sekretarit amerikan  të Shtetit   Antoni Blinken në Arabinë Saudite dhe Egjipt. 

Në kumtesën  nga Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu më 15 mars, u njoftua se Netanjahu e ka miratuar planin për një operacion të mundshëm ushtarak në jug të qytetit Rafah. 

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR