• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet në Guajana konfiskuan më shumë se katër tonë kokainë, të dedikuar për Evropë

Autoritetet në Guajana konfiskuan më shumë se katër tonë kokainë, të dedikuar për Evropë

Xhorxhtaun, 2 shtator 2024 (MIA) - Autoritetet në Guajana dje kanë konfiskuar mbi katër tonë kokainë me vlerë prej 200 milionë dollarë, të dedikuar për Evropë. Droga është gjetur në vrima nëntokësore në pjesën perëndimore të vendit, afër kufirit me Venezuelën, deklaroi Xhejms Sing, shef i repartit për luftë kundër drogës në shërbimin doganor të Guajanës.

Sing sqaroi se tregtarët me narkotikë e kanë fshehur drogën në vrima, të cilat i kanë mbuluar me dërrasa.

Tani për tani, askush nuk u arrestua lidhur me narkotikët e zbuluar.

Në mars, autoritetet e Guajanës kanë konfiskuar gjysëm tonë kokainë dhe kanë arrestuar dy venezuelas, të cilët e kanë transportuar drogën. bsh/

Foto: Arkiv/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR