• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet meksikane i shpëtuan emigrantët e rrëmbyer

Autoritetet meksikane i shpëtuan emigrantët e rrëmbyer

Meksikë, 4 janar 2024 (MIA) - Autoritetet meksikane shpëtuan 31 emigrantë, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë, të cilët ishin rrëmbyer gjatë fundjavës në shttein verior meksikan Tamaulipas, kumtuan autoritetet lokale.

Zëdhënësi i presidentit, Hesus Ramirez e konfirmoi shpëtimin në rrjetin social X, duke cekur se emigrantët janë marrë nga autoritetet dhe tashmë po i kalojnë kontrollet adekuate mjekësore.

"Emigrantët janë të igurt dhe shëndosh", shkroi ministrja e Punëve të Brendshme, Luiza Alkalde në X.

Sulmues të armatosut të shtunën rrëmbyen emigrantë nga një autobus në autostradën në komunën Rejnosa, në afërsi të kufirit të Meksikës me SHBA-në. Autobusi ishte nisur drejt qytetit Matamoros, i cili ndodhet përballë Bransuillit, Teksas.

Ministrja meksikane për siguri, Rosa Isela Rodrigez paraprakisht dje deklaroi se emigrantët e rrëmbyer janë nga Venezuela, Ekuadori, Kolumbia, Hondurasi dhe Meksika. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR