• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet lokale në zonën e Hersonit po kryejnë evakuim të detyrueshëm të banorëve të Kupjanskit me rrethinë

Autoritetet lokale në zonën e Hersonit po kryejnë evakuim të detyrueshëm të banorëve të Kupjanskit me rrethinë

Kiev, 10 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet lokale të rajonit të Hersonit sot kanë lëshuar urdhër për evakuimin e detyrueshëm të banorëve të qytetit Kupjansk dhe rrethinës së saj për shkak të granatimeve intensive ruse të zonës, njofton Si-En-En.

Rusia gjatë javëve të fundit ka përforcuar përpjekjet për të rimarrë Kupjanskin, qytetin që forcat ukrainase e morën në shtator.

Në urdhrin theksohet se është shpallur evakuim i detyrueshëm për banorët e qytetit, si dhe të Zaoskilit i cili ndodhet në bregun lindor të lumit Oskol.

“Ekipet ruse kanë përmirësuar pozicionet në Kupjansk”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjenerallejtënant Igor Konashenkov, transmeton Tass.

Në javët e fundit, forcat ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të thyer linjat e frontit ukrainas në lindje të lumit Oskol dhe kanë shtuar frekuentimin e sulmeve ajrore dhe artilerik mbi vendbanimet e populluara në të dy anët e lumit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR