• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Autoritetet kubaneze kanë zbuluar një kanal ilegal për rekrutim ët njerëzve për nevojat e "operacionit special ushtarak" rus në Ukrainë

Autoritetet kubaneze kanë zbuluar një kanal ilegal për rekrutim ët njerëzve për nevojat e

Havana, 5 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet kubaneze kanë komunikuar se kanë zbuluar një kanal për rekrutimin e njerëzve për nevojat e "operacionit special ushtarak" rus në Ukrainë, njoftuan mediat perëndimore.

Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme "punon në neutralizimin dhe shkatërrimin e rrjetit për trafikim të njerëzve që operon nga Rusia që të kyç qytetarë kubanezë, që jetojnë atje, madje edhe disa në Kuba, në forcat e armatosura, të cilët marrin pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë". Autoritetet kubaneze kanë filluar "procedurë penale kundër personave të përfshirë në këto aktivitete", thuhet në komunikatë, pa u theksuar hollësi.

Kuba nuk është e kyçur në luftën në Ukrainë, përkujtoi Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme dhe kategorikisht e ka hedhur poshtë praktikën e shfrytëzimit të mercenarëve.

Havana ka reaguar pasi mediat amerikane në gjuhën spanjolle të premten profilizuan dy adoleshentë kubanë të cilët thonë se ishin mashtruar në Fejsbukpër të shkuar të punonin në kantieret e ndërtimit të ushtrisë ruse në Ukrainë. Të rinjtë thonë se janë të frikësuar dhe kërkojnë ndihmë dhe njëri tha se pranoi të legalizonte statusin e tij në Rusi. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR