• e shtunë, 23 nëntor 2024

Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas sirian me dyshimin se po planifikonte një sulm

Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas sirian me dyshimin se po planifikonte një sulm

Berlin, 25 prill 2023 (MIA) - Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas sirian 28-vjeçar, i dyshuar se planifikonte të kryente një sulm shpërthyes të motivuar nga pikëpamjet ekstremiste.

Policia arrestoi burrin sot në Hamburg. Ai dyshohet se po përpiqej të siguronte një substancë në internet që do t'i lejonte atij të bënte një rrip shpërthyes "për të sulmuar civilët", thuhet në kumtesën.

Sipas policisë, burri për veprimet e tij ka marrë ndihmë nga vëllai i tij 24-vjeçar me banim në Gjermaninë jugore.

Sipas forcave të rendit, burrat, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ishin të motivuar nga pikëpamjet "radikale islamike dhe xhihadiste". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR