• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet e zhbllokuan Tuiterin në Turqi

Autoritetet e zhbllokuan Tuiterin në Turqi

Ankara, 9 shkurt 2023 (MIA) - Qasja në Tuiter në Turqi sot u normalizua, pasi që shfrytëzuesit paraqitën se nuk mund t'i qasen faqes pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës, kumtoi kompania për montorim të internetit Netblloks, transmetoi CNN.

"Ripërtëritja vjen pasi që autoritetet turke mbajtën takim me Tuiterin në mënyrë që ta përkujtojnë kompaninë për obligimet e veta lidhur me mënjanimin e përmbajtjes dhe dezinformatave", kumtoi Netblloks në Tuiter.

Pas raportimeve se qasja drejt Tuiterit është kufizuar në Turqi, disa shfrytëzues kërkuan ndihmë nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ilon Mask.

Në tuitin e djeshëm, Mask tha se qeveria turke i ka thënë se bllokada e platformës do të hiqet.

Turqit pas tërmetit më së shumti u deklaruan në Tuiter për të publikuar informata për më të afërmit, për të cilët nuk kishin informata, raportime për ndërtesa të rrënuara në rajon dhe kooordinim për ndihmë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR