• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Autoritetet e Pridnjestrovjes e akuzuan Ukrainën për planifikim të atentatit ndaj presidentit të atij rajoni

Autoritetet e Pridnjestrovjes e akuzuan Ukrainën për planifikim të atentatit ndaj presidentit të atij rajoni

Moskë, 9 mars 2023 (MIA) - Autoritetet e Pridnjestrovjes, të afërta me Moskën, sot kumtuan se kanë parandaluar tentim për vrasje të presidentit të atij rajoni të shkëputur të Moldavisë, Vadim Krasnoselski, gjoja i organizuar nga Shërbimi ukrainas për siguri kombëtare.

Ministria për siguri shtetërore e Pridnjestrovjes kumtoi se janë arrestuar numër jo i saktë i njerëzve lidhur me tentimin për sulm ndaj Krasnoselskit dhe përfaqësuesve të tjerë të rajonit të mosnjohur ndërkombëtarisht.

Prokuroria e Pridnjestrovjes kumtoi se të dyshuarit planifikonin të detonojnë një automobil me mjet shpërthyes në afërsi të karvanit presidencial gjatë kalimit të Krasnoselskit nëpër kryeqytetin Tiraspol.

Për tentimin për vrasje, prokuroria e akuzoi shërbimin ukrainas për siguri SBU, por nuk siguroi dëshmi. SBU i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se rasti "duhet parë vetëm si provokim i orkestruar nga Kremlini".

Qeveria properëndimore e Moldavisë kumtoi se e ndjekë zhvillimin e ngjarjeve, por nuk mund t'i konstatojë pohimet e Tiraspolit për atentat të planifikuar ndaj Krasnoselskit.

Lufta për shkëputje të Pridnjestrovjes, rajon me rreth 470.000 banorë prëgjatë kufirit me Ukrainën, shpërtheu në vitin 1990. Në vitin 1992 u arrit armëpushim, ndërsa më pas u dakordua që ushtarët rusë të mbeten në Pridnjestrovje si paqëruajtës. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR