• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autoritetet e Katarit "të tmerruar" nga vlerësimet e Netanjahut për ndërmjetësimin në bisedimet Izrael-Hamas

Autoritetet e Katarit

Doham 25 janar 2024 (MIA) - Autoritetet e Katarit kanë theksuar se "janë të tmerruar" nga komentet e kryeministrit izraelit Benjamin Netenjahu, i cili i ka kritikuar përpjekjet për ndërmjetësim të vendeve, të cilët i vëshirësojnë edhe ashtu bisedimet e vështira të orientura drejt ndërprerjes së armiqësive në këmbim të lirimit të robërve.

Në takim me familjet e robërve, që i mban Hamasi, Netanjahu tha se roli i Katarit në ndërmjetësim është "problematik".

Katari, ndërmjetës kryesor me lidhje të thella me grupin militant palestinez dhe nikoqir i disa prej liderëve të saj të përndjekur, tha se vërejtjet e Netanjahut janë "jopërgjejgëse dhe destruktive".

Në deklaratën që e ka publikuar televizioni izraelit Kanal 12 të martën, Netanjahu u ka thënë familjeve të robërve se qëllimisht nuk e ka falënderuar Katarin për ndërmjetësimin, duke pohuar se vendi ka mundur të kryejë presion më të madh ndaj grupit militant islamik Hamas

Netanjahu ka thënë se ka shprehur zemërim edhe ndaj SHBA-së për shkak të ripërtëritjes së bazës ushtarake në Katar. 

Ai ka shtuar se u ka thënë amerikanëve që të kryejnë presion ndaj Katarit që të kryejë presion ndaj Hamasit    

Katari ka ndihmuar që të sigurojë armëpushim njëjavor në nëntor me të cilën janë liruar më shumë se 100 robër. Ai është përfshirë edhe në përpjekjet që të arrihet marrëveshje e re që të kthehen në shtëpi rreth 130 robër, të cilët ende janë në robëri. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR