Austria ka dëbuar dy diplomatë rusë
- - Austria ka shpallur dy diplomatë rusë si persona non grata, informuan mediat austriake.
- Post By Fitore Curri
- 20:37, 13 mars, 2024
Vjenë, 13 mars 2024 (MIA) - Austria ka shpallur dy diplomatë rusë si persona non grata, informuan mediat austriake.
Zëdhënësja e ministrit të Punëve të Jashtme Aleksandar Shalenberg deklaroi se dy diplomatët "kanë kryer veprime që nuk korrespondonin me statusin e tyre diplomatik".
Personat për të cilët bëhet fjalë duhet të largohen nga territori austriak më së voni deri më 19 mars. Kanë punuar në ambasadën ruse në Austri, e jo në përfaqësinë e organizatave ndërkombëtare në Vjenë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s