• e enjte, 26 dhjetor 2024

Austria kërkon përshpejtim të procesit të pranimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE

Austria kërkon përshpejtim të procesit të pranimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE

Bruksel, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Taner porositi se Austria insiston për përshpejtim të procesit të inkuadrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, me qëllim që të sigurohet stabiliteti i rajonit dhe mbrojtja e tij nga ndikimet e jashtme.

"Përshpejtimi i negociatave inkuadruese me vendet nga Ballkani Perëndimor është prioritet i qartë për mua para se të flasim për anëtarësime të tjera të mundshme", deklaroi Taner gjatë vizitës në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas saj, në kushte të krizës në botë BE-ja "nuk guxon ta humbë nga shikimi fqinjësinë e vet të drejtpërdrejtë".

"Ballkani Perëndimor, e posaçërisht Bosnja e Hercegovina, janë partnere të rëndësishme për Austrinë kur bëhet fjalë për szabilitetin e mëtejshëm, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të këtij rajoni", shtoi Taner.

Porosia austriake për përshpejtim të procesit për pranim të vendeve nga rajoni vjen në prag të Samkitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 13 dhjetor në Bruksel dhe në kushte kur Unioni është i fikusuar shumë më tepër në kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim.

Takimi i liderëve të Unionit dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor do të mbahet një ditë para Samitit të BE-së në dhjetor, kur një nga temat do të jetë edhe procesi i zgjerimit, përfshirë edhe vendimi për fillim të negociatave për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë në bllok. Lidhur me BeH-në, Komisioni evropian rekomandon fillim të kushtëzuar të negociatave me kërkesë që vendi ta "përmbushë shkall[n e nevojshme të harmonizimit" me BE-në.

Kohë më parë në intervistë për "Fajnenshëll tajms", shefi i diplomacisë austriake, Aleksanadar Shalenberg porositi se negociatat me BeH-në duhet të fillojnë sa më parë. Sipas tij, nga Samiti i ardhshëm i BE-së, për shkaqe gjeostrategjike duhet të dërgohen "sinjale të barabarta në të dy drejtimet" edhe ndaj Ukrainës dhe Moldavisë, edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR