• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Austria heq karantinën e detyrueshme për personat pozitiv me Kovid pa simptoma

Austria heq karantinën e detyrueshme për personat pozitiv me Kovid pa simptoma
Vjenë, 26 korrik 2022 (MIA) – Personat në Austri të cilët janë të infektuar me koronavirus në të ardhmen më nuk do të duhet të jenë në izolim nëse nuk kanë simptoma të sëmundjes, kumtuan sot autoritetet, transmetoi DPA. Austria nga muaji i ardhshëm, e heq karantinën e detyrueshme për personat që janë pozitivë ndaj koronavirusit, por nuk janë të sëmurë. Të infektuarit ende do të duhet të mbajnë maska ​​jashtë shtëpive të tyre, përveç nëse janë në ambient të hapur ose mund të mbajnë një distancë prej të paktën dy metrash nga personat e tjerë. Atyre nuk do t'u lejohet të hyjnë në institucione me persona të cenueshëm siç janë  spitalet, shtëpitë e  pleqve apo institucionet për persona me nevoja të veçanta. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR