• e enjte, 26 dhjetor 2024

Austri: Disa persona janë hospitalizuar pas shfrytëzimit të ilaçit të falsifikuar për diabet Ozempik

Austri: Disa persona janë hospitalizuar pas shfrytëzimit të ilaçit të falsifikuar për diabet Ozempik

Vjenë, 24 tetor 2023 (MIA) - Disa njerëz në Austri përfunduan në spital, pasi, sipas supozimeve të para, kanë shfrytëzuar versione të falsifikuara të ilaçit për diabet, Ozempik nga kompania daneze Novo Nordisk, kumtoi sot rregullatori austriak për siguri shëndetësore në raportin e tillë të parë, të përgatitur me qëllim për t'i shkatërruar ilaçet e falsifikuara.

Pacientët kanë përjetuar hipoglikemi dhe sulme, të cilat janë me pasoja serioze, që tregojnë në atë se produkti ka përmbajtur insulinë në vend të përbërjes aktive të Ozempik semaglutid, kumtoi rregullatori BASG.

Hetuesit austriakë dje paralajmëruan se ilaçi i falsifikuar ndoshta ende po qarkullon mes qytetarëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR