• e enjte, 26 dhjetor 2024

Australia u ka kërkuar falje viktimave të medikamentit talidomid nga i cili vdiqën mijëra fëmijë

Australia u ka kërkuar falje viktimave të medikamentit  talidomid nga i cili vdiqën mijëra fëmijë

Melburn, 29 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria australiane u kërkoi sot zyrtarisht falje viktimave të talidomidit, medikamentit që shkaktoi deformime te mijëra fëmijë në mbarë botën nga vitet 1950 deri në vitet 1960.

Shitja e atij medikamenti pa recetë për mundimet e mëngjesit tek gratë shtatzëna dhe për pagjumësinë u kthye në tragjedinë më të madhe të shkaktuar nga produktet e industrisë farmaceutike.

"Ne u kërkojmë falje australianëve, viktimave të talidomidit dhe sot Australia më në fund kërkon falje për një nga kapitujt më të errët në historinë e saj”, tha kryeministri Entoni Albanes në Parlament në 62-vjetorin e tërheqjes së medikamentit nga tregu.

Rreth 150 të mbijetuar në Australi po marrin mbështetje nga Qeveria. Pasi u shpall si një "ilaç i mrekullueshëm", talidomidi u përshkrua nga viti 1956 si një qetësues për të lehtësuar të përzierat tek gratë shtatzëna.

Nga viti 1957 deri në vitin 1961, medikamenti është përdorur nga rreth pesë milionë gra në rreth 50 vende.

Disa dhjetëra mijëra të porsalindur vdiqën për shkak të çrregullimeve të ndryshme metabolike. Nuk dihet numri i aborteve që nënat kanë bërë në frikë dhe panik. Në Australi, gjinekologu Uilliam MekBrajd ishte i pari që ngriti alarmin në vitin 1961, pasi vuri re zhvillim të vonuar dhe deformime të fetusit tek gratë shtatzëna që merrnin medikamentin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR