• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Australia rrit nivelin e kërcënimit nga terrorizmi

Australia rrit nivelin e kërcënimit nga terrorizmi

Kanbera, 5 gusht 2024 (MIA) - Australia ka ngritur nivelin e kërcënimit nga një sulm i mundshëm terrorist për shkak të rritjes së disponimit ekstremist në opinion. Kjo do të thotë se mundësia e planifikimit dhe përgatitjes së një sulmi në Australi në 12 muajt e ardhshëm është 50 për qind më i lartë.

Kryeministri Entoni Albaneze deklaroi se niveli i alarmit është rritur me rekomandimin e shërbimeve të sigurisë, por shtoi se nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sulm.

"Këshilla që kemi marrë është se gjithnjë e më shumë australianë po përfshihen në ideologji të ndryshme ekstreme, ashtuqë përgjegjësia jonë është të jemi të kujdesshëm", tha ai në konferencë shtypi.

Në vitin 2022, Australia uli nivelin e kërcënimit pas tetë vjetësh kur ishte në shkallën "e mundshme". Majk Barxhis drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës (kundërzbulimit) në Australi tha se tensionet në Lindjen e Mesme duke përfshirë konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit që filloi më 7 tetor, ka kontribuar në rritje të nivelit të kërcënimit.

 foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR