• e shtunë, 23 nëntor 2024

Athina i hedh poshtë pohimet e Ankarasë se e dyshuara për sulmin në Stamboll, nëse nuk do të arrestohej do të arratisej në Greqi

Athina i hedh poshtë pohimet e Ankarasë se e dyshuara për sulmin në Stamboll, nëse nuk do të arrestohej do të arratisej në Greqi
Athinë, 14 nëntor 2022 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes Civile i Greqisë, Takis Teodorikakos dhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu, tërësisht i hodhën poshtë pohimet e ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojlu se e dyshuara për terrorizëm pas sulmit me bomba në Stamboll, nëse nuk do të arrestohej do të arratisej në Greqi, duke potencuar se Athina zyrtare është kundër terrorizmit ngado që të vijë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Teodorikakos duke folur në intervistë për televizionin grek "Skaj" tha se Greqia në mënyrë efikase i ruan kufijtë dhe asnjëherë nuk do të lejonte një terrorist të hyjë në territorin e saj. "Ministri turk i Punëve të Brendshme e di se vendi ynë në mënyrë të shkëlqyer i ruan kufijtë e vet dhe askush nuk mund të hyjë në mënyrë ilegale, dhe kështu asnjëherë nuk do të pranonim terroristë në territorin tonë. Nga shkurti - mars 2022 deri më sot, me emigrantët ilegalë të cilët vijnë në mënyrë të organizuar si kanosje asimetrike, veprohet në mënyrë efikase dhe gjithmonë në bazë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare", tha Teodorikakos. Zëdhënësi qeveritar në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët potencoi se "Qeveria është fuqishëm kundër çdo akti të terrorizmit", shtoi se ajo që ka ndodhur në Stamboll "është e tmerrshme dhe absolutisht për çdo gjykim". "Vendi ka front të hapur me çdo dukuri të terrorizmit kudo në botë", porositi Ikonomu. sr/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR