• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Asteroid i madh do të kalojë afër Tokës

Asteroid i madh do të kalojë afër Tokës

Uashington, 25 mars 2023 (MIA) - Asteroid mjaftë i madh që të shkatërrojë një qytet të tërë, këtë fundjavë do të kalojë mes orbitave të Tokës dhe Hënës.

Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua para një muaji, njofton Bi-Bi-Si-ja.

Ai sot do të kalojë në largësi prej 515.000 kilometrave nga Hëna, ndërsa disa orë më vonë do të kalojë edhe rreth Tokës.

Rrallë është që asteroid aq i madh, i cili thuhet se ka diametër prej 40-90 metra, të kalojë aq afër ndonjë planeti.

Sipas NASA-s, kjo është mundësi e rrallë për astronomët që ta zgjerojnë diturinë e tyre për asteroidet, që do të jetë e dobishme në rast se në të ardhmen zbulohet një objekt i rrezikshëm me potencial për të goditur Tokën.

"Nuk ka gjasa që ky 'vrasës i qyteteve' ta godas Tokën, por fakti se kalon aq afër është mundësi e shkëlqyeshme për vëzhgim", thotë Riçard Moisliz nga Agjencia kozmike evropiane.

Derisa kalon në distancë prej vetëm 68.000 kilometrave, asteroidi do të jetë i dukshëm përmes dylbive dhe teleskopëve të vegjël nga tërë bota. Transmetimi drejtpërdrejtë do të emetohet në faqen "„The Virtual Telescope Project.".

Ky asteroid me siguri do të kthehet në orbitën e Tokës në vitin 2026, por shkencëtarët thonë se edhe atëherë nuk do të paraqes kërcënim për planetin tonë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR