• e enjte, 26 dhjetor 2024

ASEAN po tenton të arrijë unitet në marrëdhëniet me Mianmarin

ASEAN po tenton të arrijë unitet në marrëdhëniet me Mianmarin

Xhakartë, 13 korrik 2023 (MIA) – Vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) edhe sot nuk arritën unitet për marrëdhëniet me juntën në Mianmar, ndërsa ministrat e tyre për Punë të Jashtme nuk arritën të miratojnë deklaratë të përbashkët.

Në Xhakartë po mbahet takimi vjetor i ASEAN-it. Arsyeja e vonesës nuk është e qartë, por një përfaqësues i ASEAN deklaroi se së shpejti deklarata do të finalizohet.

ASEAN deri më tani pa sukses është angazhuar për zbatimin e planit paqësor prej pesë pika për Mianmarin, të rënë dakord me juntën menjëherë pas grusht shtetit në fillim të vitit 2021.

Në takimin në Xhakartë nuk ka marrë pjesë ministri për Punë të Jashtme i Mianmarit. Funksionarëve të juntës u është ndaluar të marrin pjesë në samitet e ASEAN për shkak të mungesës së përparimit në planin i cili fton në fundin e dhunës dhe bisedimeve midis ushtrisë dhe kundërshtarëve të saj pro demokracisë.

Pamundësia që të ushtrohet ndikim më i madh mbi juntën ka ngritur dyshimet rreth efektivitetit të ASEAN-it që të mbeten të bashkuar para eskalimit të dhunës në Mianmar.

Indonezia, si kryesues e ASEAN-it, dje ftoi ministrat e Punëve të Jashtme të organizatës të qëndrojnë të bashkuar para përshkallëzimit të dhunës në Mianmar.

Malajzia, një kritikues i ashpër e juntës i bëri thirrje ASEAN-it të dënojë ashpër veprimet e saj, përfshirë edhe dhunën.

QËNDRONI TË LIDHUR