• e enjte, 26 dhjetor 2024

ASEAN: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për dhunën e vazhdueshme në Mianmar

ASEAN: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për dhunën e vazhdueshme në Mianmar

Xhakartë, 10 maj 2023 (MIA) - Liderët e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) sot bënë të ditur se janë "jashtëzakonisht të shqetësuar" për shkak të dhunës në Mianmar dhe e dënuan sulmin e fundit ndaj një konvoji me  ndihma humanitare në vend.

"Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për dhunën e vazhdueshme në Mianmar dhe bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të të gjitha formave të dhunës dhe përdorimit të forcës me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për dërgimin e (...) ndihmës humanitare dhe për një dialog kombëtar gjithëpërfshirës”, theksohet në kumtesën e këtij grupi rajonal, i cili të enjten do të mbajë takim.të kreut 

Pas takimit të djeshëm të ministrave të punëve të jashtme të organizatës, liderët rajonalë sot e filluan samitin dyditor në ishullin Flores në Indonezinë lindore. Në hapje, presidenti indonezian u bëri thirrje kolegëve për "unitet" që të munden të përballen me sfidat me të cilat përballet grupi prej dhjetë vendeve.

"Nëse bashkohet, ASEAN-i do të luajë një rol të madh në arritjen e paqes dhe rritjes," theksoi ai. ASEAN-i, i kritikuar për pasivitetin e tij, është përpjekur ta zgjidhë krizën në Mianmar përmes kanaleve diplomatike. Por, përpjekjet e tij deri më tani nuk kanë dhënë rezultate, ndërsa junta ushtarake në Mianmar nuk shqetësohet për dënimet ndërkombëtare dhe refuzon dialogun me kundërshtarët e regjimit ushtarak. 

Në mes të prillit, të paktën 170 njerëz u vranë në sulmet ajrore vdekjeprurëse rreth Sagaingut, në qendër të Mianmarit. Presioni mbi aleancën rajonale u intensifikua pasi një konvoj me diplomatë dhe liderë të cilët kanë dërguar ndihmë humanitare të siguruar nga ASEAN-i   u gjet në një shkëmbim zjarri në Mianmarin lindor.

Nuk ka viktima në konvoj, ​​në të cili ka pasur dy përfaqësues të ambasadës indoneziane dhe dy përfaqësues të Singaporit në Jangon. 

Mianmari mbetet anëtar i ASEAN-it, por i është ndaluar të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë për shkak të mossuksesit  për zbatimin e planit për zgjidhjen e krizës që ka përfshirë vendin. ar/

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR