• e enjte, 26 dhjetor 2024

Asanzh lirohet nga burgu në Britaninë e Madhe

Asanzh lirohet nga burgu në Britaninë e Madhe

Uashington, 25 qershor 2024 (MIA) - Vikiliks kumtoi se themeluesi i saj Xhulian Asanzh është larguar nga burgu britanik dhe është larguar nga Mbretëria e Bashkuar pasi prokurorët amerikanë thanë se ai duhet të pranojë fajin këtë javë për shkeljen e ligjeve amerikane të spiunazhit, në një marrëveshje që mund t'i mundësojë të kthehet në shtëpi në Australi.

Asanzh, saga e të cilit ka zgjatur gati 15 vjet, ka pranuar të pranojë fajin para gjykatës amerikane për t'u liruar pas pesë vjetësh në një burg britanik në pritje të ekstradimit në SHBA.

Prindërit e bashkëthemeluesit të Vikiliks, 52 vjeçarit Asanzh, deklaruan se janë të lumtur që martirizimi i tij ligjor ka përfunduar.

Prokurorët amerikanë thanë në dokumentet e gjykatës thanë se Asanzh e pranoi të pranonte fajësinë për një akuzë për komplot për mbledhjen dhe zbulimin e dokumenteve të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së, sipas dosjeve në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Ishujt Veriorë Marian.

Ai pritet të dalë nesër para gjykatës federale amerikane në Ishujt Mariana. Më pas atij do t'i jepet e drejta për të udhëtuar në Australi, kumtoi Vikiliks. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR