• e enjte, 26 dhjetor 2024

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës përkohësisht do të zhvendoset në Parlamentin evropian

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës përkohësisht do të zhvendoset në Parlamentin evropian
Strasburg, 15 tetor 2022 (MIA) - Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës do të zhvendoset përkohësisht, nga prilli i ardhshëm, në ndërtesën e parlamentit evropian, nga ana tjetër e kanalit të Rajnës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Në hemiciklin e Këshillit të Evropës, në Pallatin e Evropës të inauguruar nga Valeri Zhiskar D'Esten në vitin 1977, i nevojitet rinovim. Nuk do të preket struktura nga mahagoni, as tribuna dhe ulëset në të cilat kaluan 45 vite të historisë së Evropës, por do të bëhet sendërtimi i standardeve për qasje, pajisje të re elektrike dhe përkthyese... Punët ndërtimore u planifikuan për në vitin 2018, por vështirësitë politike-buxhetore e detyruan Këshillin t'i shtyjë ato. Rusia, e suspenduar nga Asambleja për shkak të aneksimit të Krimesë, në shenjë hakmarrjeje ndaloi së kontribuari në buxhetin e Këshillit. Vrima në fond ishte arsyetim për braktisje të disa projekteve të caktuara dhe rinovim kështu që hemicikli e pagoi çmimin. Me pesë vite vonesë, ripërtëritja do të realizohet, për ç'shkak Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës përkohësisht zhvendoset në Parlamentin evropian, i cili, ndërkaq, deri në ndërtimin e ndërtesës së re në vitin 1999, takohej mu në hemiciklin e Këshillit të Evropës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR