• e martë, 24 dhjetor 2024

Asambleja e përgjithshme e KB-së ka miratuar rezolutë për Ditën përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë

Asambleja e përgjithshme e KB-së ka miratuar rezolutë për Ditën përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë

Nju-Jork, 23 mj 2024 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e KB-së sot miratoi rezolutë, me të cilën 11 korrikun e shpall Ditë ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës.

Përfaqësuesit e 84 vendeve votuan për miratimin e Rezolutës për Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në mbledhjen plenare të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Kishte 19 kundër dhe 68 të abstenuar.

Rezoluta rikujton aktvendimet e Tribunalit ndërkombëtar penal për ish Jugosllavinë në Hagë dhe Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, të cilat krimin në Srebrenicë e karakterizuan si gjenocid.

Gjithashtu, përkujtohet se në vitin 2025 shënohet 30 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku në vitin 1995 janë vrarë të paktën 8.372 persona.

Rezoluta e thekson përgjegjësinë e shteteve për t'i dhënë fund mosndëshkimit për gjenocid, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të drejtat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për akte të tilla, me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre dhe arritjen e paqes së qëndrueshme, drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.

Në tekstin final janë vendosur dy amendamente, duke theksuar se "përgjegjësia penale sipas së drejtës ndërkombëtarr për veprën penale gjenocid nuk mund të zbatohet ndaj asnjë komuniteti etnik, fetar ose tjetër në tërësi", si dhe "një përkushtim të vendosur për ruajtjen dhe përforcimin e unitetit në dallimet në Bosnje dhe Hercegovinë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR