• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Asadi është në Damask, përgënjeshtrohen zërat për arratisje

Asadi është në Damask, përgënjeshtrohen zërat për arratisje

 Damask, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al-Asad nuk është larguar nga Damasku, pavarësisht avancimit të forcave rebele drejt kryeqytetit, njoftoi Presidenca siriane.

 "Disa media të huaja po përhapin zëra dhe lajme të rreme se presidenti Bashar al-Asadi është larguar nga Damasku ose se është për vizitë në një vend tjetër", thuhet në deklaratë.

 Presidenca thekson se Asadi vazhdon të kryejë obligimet e tij kushtetuese nga kryeqyteti.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR