• e enjte, 26 dhjetor 2024

Asad: Takimi me delegacionin e Hamasit është një pikë kthese në marrëdhëniet

Asad: Takimi me delegacionin e Hamasit është një pikë kthese në marrëdhëniet
Damask, 19 tetor 2022 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al-Asadi sot në Damask, pas bisedimeve me delegacionin e Hamasit, fraksion suni-islamist palestinez i kësaj organizate, deklaroi se takimi mund të jetë një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet të dy palëve pas shumë vitesh armiqësi. Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, të cilin e udhëhoqi delegacionin që viziton Damaskun, Halil al-Haja, në konferencë për shty tha se qëllimi i kësaj vizite historike ishte vendosja  e marrëdhënieve të mira me Sirinë. Udhëheqësit e Hamasit i mbështetën publikisht kryengritjet në rrugë të vitit 2011 kundër qeverisjes së Asadit dhe u larguan nga selia e tyre në Damask në vitin 2012, që shkaktoi pakënaqësi  te aleati i tyre i përbashkët, Iranin. Siç transmetojnë agjencitë e huaja, normalizimi i marrëdhënieve me Sirinë mund të ndihmojë Hamasin ta kundërshtojë Izraelin. Hamasi tashmë i ka ripërtërirë marrëdhëniet me Iranin. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR