• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Asad: Isha në Damask deri mëngjesin e 8 dhjetorit

Asad: Isha në Damask deri mëngjesin e 8 dhjetorit

Moskë, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al Asad deklaroi se ishte në Damask deri mëngjesin e 8 dhjetorit, ditën kur kryengritësit e kryesuar nga grupi Hajat Tahrir al-Sham (HTS) e morën kryeqytetin. Ai theksoi se nuk ka pasur plan që të largohej nga shteti. 

Në kumtesën e tij të parë pas largimit nga Siria, të publikuar në rrjetet sociale, Asadi njoftoi se në ditët kur forcat opozitare përparonin drejt Damaskut nga veriu i vendit, nuk ka planifikuar të japë dorëheqje ose të kërkojë azil. 

Ai sqaroi se së pari kishte shkuar në bazën ruse Hmeimim, të qyteti bregdetar Latakia, ku e kishte kuptuar se kryengritësit e kishin marrë Damaskun. 

Asadi shtoi se evakuimi i tij në Rusi ishte rezultat i kolapsit të armatës dhe paralizës së institucioneve shtetërore. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR