• e premte, 08 nëntor 2024

Artim Shaqiri e trashëgoi Akrapoviqin në bankinën e Shkëndijës

Artim Shaqiri e trashëgoi Akrapoviqin në bankinën e Shkëndijës
Tetovë, 5 prill 2022 (MIA) - Ish-futbollisti i njohur i reprezentacionit të Maqedonisë, Artim Shaqiri, sot është emëruar ushtrues detyre i trajnerit të Shkëndijës, një ditë pasi kampioni aktual e ndërpreu bashkëpunimin me strategun boshnjak Bruno Akrapoviq. Siç është bërë e ditur, Shaqiri do ta kryejë detyrën e trajnerit deri në emërimin e një zgjidhjeje të përhershme në krye të shtabit profesional, ndërsa në fund të sezonit do ta marrë zyrtarisht postin e drejtorit sportiv të Shkëndijës. Shaqiri si futbollist ishte pjesë e Shkëndijës në sezonin 2007/08, ndërsa tashmë rinte ulur në bankinat e klubit tetovar në sezonin 2012/13. Shkëndija dje e ndërpreu bashkëpunimin me Akrapoviqin pas barazimit pa gola të së dielës në terrenin e vet kundër Borecit, që e la klubin nga Tetova në vendin e dytë me 13 pikë prapa liderit Shkupi. ls/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR