• e enjte, 28 nëntor 2024

Arsovska drejtuar Sllaveskit: Ke mbështetjen time për ta vendosur në rend dite pikën e transportuesve privatë

Arsovska drejtuar Sllaveskit: Ke mbështetjen time për ta vendosur në rend dite pikën e transportuesve privatë

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një kumtese i është përgjigjur kryesuesit të Këshillit, Trajko Sllaveski dhe i ka dhënë mbështetje që pikën për transportuesit privatë ta vendos në rend dite në një nga seancat e radhës. 

Siç thuhet në kumtesën nga Arsovska, meqë Sllaveski asnjëherë nuk ka mundur të marrë guximin për të marrë vendimin, siç thuhet, ndërsa këtë herë kërkon mbështetje nga unë - e ka atë.

"E inkurajoj Trajko Sllaveskin, siç dhe tashmë i jam përgjigjur me shkrim gjatë seancës së Këshillit, duke dorëzuar mendimin nga ana ime si që e ka kërkuar, ta vendos pikën e transportuesve privat në rendin e ditës dhe bashkë me këshilltarët e tjerë ta shqyrtojë dhe të marrin vendim nëse do ta mbështesin dhe pranojnë rritjen e çmimit për transportin e transportuesve privatë ose jo. Bëhu i guximshëm Trajko! theksohet në komunikatë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR