• e premte, 27 dhjetor 2024

Arsovska dhe ambasadori Bomgartner promovuan iniciativën për shkëmbim të kuadrit mësimor, nxënësve dhe avancimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të mesme nga Maqedonia dhe Franca

Arsovska dhe ambasadori Bomgartner promovuan iniciativën për shkëmbim të kuadrit mësimor, nxënësve dhe avancimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të mesme nga Maqedonia dhe Franca

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Siril Bomgartner, promovuan iniciativën për vendosjen e partneritetit për bashkëpunim dhe shkëmbim të kuadrit mësimor, nxënësve dhe avancimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të mesme nga Maqedonia e Veriut dhe Franca.
 

"Në bashkëpunim me Rajonin Akademik Overnja-Rona-Alpes në Francë, Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Shkup, si dhe Agjencinë Kombëtare për Programet Evropiane dhe Lëvizshmëri, Qyteti i Shkupit është nikoqir i përfaqësuesve nga Rajoni Akademik të cilët vendosin bashkëpunimin me shkollën e mesme 'Orce Nikolov', që ka paralele dygjuhëshe frankofone me Filiber Delorme nga I’le D'Abo dhe 'Vasil Antevski Dren', e cila në programin e saj ofron mësimin e frëngjishtes si gjuhë e dytë e huaj në degën ekonomike-juridike gjatë periudhës katërvjeçare të arsimit me Leonardo Da Vinçi - nga Vilefonten, Francë", njoftuan sot nga Qyteti i Shkupit.

Krahas këtyre shkollave që janë përfshirë në këtë projekt, delegacioni i Rajonit Akademik, përveç shkollave me të cilat do të realizohet bashkëpunimi, do të vizitojë edhe shkollën e mesme të hotelerisë “Lazar Tanev”.
 

Rajoni Akademik Overnja-Rona-Alpes përfshin tri akademi, Klermont-Ferrand, Lion dhe Grenoble dhe është përgjegjës për harmonizimin dhe zbatimin e politikave të Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Francës dhe vendosja e bashkëpunimit arsimor me këtë Rajon Akademik hap mundësi bashkëpunimi dhe lëvizshmërie ndërmjet institucioneve arsimore nga Franca dhe Maqedonia e Veriut. fc/
 
 Fotografia: Qyteti i Shkupit
 
 
 

 
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR