• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrihet marrëveshje mes Sindikatës dhe udhëheqësisë së DAP-it

Arrihet marrëveshje mes Sindikatës dhe udhëheqësisë së DAP-it

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Sindikata e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) ka arritur marrëveshje me udhëheqësinë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e ndërmjetësit Ilija Manasiev. Detaje për momentin nuk jepen, por ajo që kanë kërkuar punonjësit është respektimi i marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave prej 30 për qind.

Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska sot në emisionin “SummerClick” në TV21 tha se marrëveshja është arritur të premten dhe paralajmëroi se të punësuarit do të kenë rritje të pagave.

"Të premten është nënshkruar marrëveshje kolektive ndërmjet organizatës sindikale dhe DAP-it dhe është marrë një mendim pozitiv nga Ministria e Financave", ka thënë Llukarevska.

Në periudhën e kaluar, punonjësit e DAP-it kanë protestuar dhe kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme. Fillimisht ndërmjetësues u emërua Llazar Jovevski i cili kërkoi vetpërjashtim për shkak se nuk ishte në vend, ku në vend të tij më pas u emërua Ilija Manasiev.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR