• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohet shefi i Prokurorisë në rrethin e Vlorës

Arrestohet shefi i Prokurorisë në rrethin e Vlorës

Tiranë, 29 korrik 2024 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, arrestohet njeriu i parë i Prokurorisë në qytetin Vlorë, Aurel Zarka, si dhe tre persona të tjerë.

"Përveç Zarkës, janë arrestuar dhe E.Daupaj, magjistre në Shkollën e Lartë të Gjykatësve, ish nëpunëse e policisë gjyqësore në prokurorinë për krime të rënda dhe hetuese në Byronë Kombëtare të Hetimit, avokatin R. Çela dhe personin A. Vlladi, të cilat dyshohen për keqpërdorim të detyrës në lidhje me procedurat penale", raportojnë mediat shqiptare.

Analiza e aplikacionit Sky Ecc zbuloi se këto persona po komunikonin atje në lidhje me procedurat penale. Zarka ishte shfrytëzues i katër kodeve në këtë aplikacion përmes të cilëve diskutohej për shërbimet dhe veprat penale, për të cilat prokurorët dokumentuan rolet e të involvuarve.

Shefi tashmë i arrestuar i Prokurorisë së qarkut të Vlorës, në këtë funksion u zgjodh më 9 maj 2022, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vetingut. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR