• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet një burrë 70 vjeçar, pas të shtënave në një hotel në Atlanta 

Arrestohet një burrë 70 vjeçar, pas të shtënave në një hotel në Atlanta 

Atlanta,30 tetor 2024 (MIA) – Një burrë i armatosur me disa armë të ndryshme gjuajti të paktën 15 të shtëna nëpër mure, në derën e ballkonit të dhomës së tij në hotelin Four Seasons në Atlanta gjatë një shkëmbim zjarri pasditen e djeshme dhe u arrestua, deklaruan nga policia.

“I dyshuari 70 vjeçar përdori pistoletë dhe një armë gjahu gjatë të shtënave", deklaroi shefi i policisë së Atlantës, Darin Sherbaum në konferencë për media. Dy policë iu përgjigjën zjarrit.  Një polic dhe i dyshuari janë dërguar në spital me lëndime, jashtë rrezikut për jetë.

Deri tani, autoritetet nuk dinë nëse ndonjë prej tyre është qëlluar me armë zjarri. Policët morën informacione se i dyshuari ishte përfshirë në një debat me një punonjës të hotelit. Pasi oficerët u përpoqën ta detyronin të dyshuarin të shkonte te dera e dhomës së tij dhe të dorëzohej i qetë, ai filloi të gjuajë. Kishte dhe disa thika dhe hodhi të paktën një armë nga ballkoni.

Në fund, i dyshuari ka ngritur duart, ndërsa një ekip i forcave speciale ka shkuar te dera e tij dhe e ka arrestuar.

Policia ka okupuar zonën përreth hotelit dhe ka lëshuar urdhër evakuimi për banorët.

Rasti është duke u hetuar si sulm i rëndë. Rrugët e afërta në zonë do të mbeten të mbyllura derisa autoritetet e kryejnë hetimin, shtoi policia. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR