• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohet një adoleshent pas sulmit me thikë në një Universitet në Sidnej

Arrestohet një adoleshent pas sulmit me thikë në një Universitet në Sidnej

Sidnej, 2 korrik 2024 (MIA) - Një djalë 14-vjeçar është arrestuar pas një sulmi me thikë këtë mëngjes në Universitetin e Sidneit, njoftoi policia australiane. Pas sulmit, ndërtesat e universitetit u mbyllën.

Ekipet për raste emergjente kanë dërguar një djalosh 22 vjeçar në spital, në gjendje serioze por stabile, kumtoi policia shtetërore e Uellsit të Ri Jugor.

Ndihmësi i komisarit policor për luftë kundër terrorizmit në Uellsin e Ri Jugor, Mark Uolton, në konferencën për shtyp deklaroi se motivi ose ideologjia e djaloshit ende nuk janë konfirmuar, por shfaqi brengë për shkak të numrit të rritur të dëshmive se të rinjtë radikalizohen përmes internetit.

"Ata pranojnë ideologji të dhunshme ekstremiste dhe kthehen drejt dhunës. Sulmuesi është i njohur për policinë dhe agjencitë shtetërore", tha Uolton.

Sulmuesi i dyshuar është ngjitur në autobus pas incidentit dhe u arrestua në afërsi të spitalit, kumtoi policia. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR