Arrestohet një adoleshent i dyshuar se ka planifikuar sulm ndaj ambasadës së Izraelit në Berlin
- Autoritetet gjermane dje arrestuan një djalosh 18-të vjeçar të dyshuar se ka planifikuar sulm me motiv politik ndaj Ambasadës së Izraelit në Berlin, deklaruan sot burimet e sigurisë për DPA-në.
- Post By Sara Ademi
- 17:23, 21 shkurt, 2025

Berlin, 21 shkurt 2025 (MIA) - Autoritetet gjermane dje arrestuan një djalosh 18-të vjeçar të dyshuar se ka planifikuar sulm me motiv politik ndaj Ambasadës së Izraelit në Berlin, deklaruan sot burimet e sigurisë për DPA-në.
Sipas informatave të DPA-së, autoritetet e sigurisë supozojnë se pas sulmit qëndron një motiv islamik.
I dyshuari është shtetas rus dhe ai u arrestua dje në rajonin Dame-Shprevald në krahinën Brandenburg, kumtoi policia në Potsdam, qytet afër Berlinit.
Urdhëri për arrestimin e tij është lëshuar sot nën dyshimin se ka përgatitur një akt serioz të dhunës që e rrezikon shtetin, pas së cilës gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Brandenburg vendosi t'i caktojë paraburgim.
Zëdhënësi i Ambasadës së Izraelit në Berlin fillimisht refuzoi të komentojë kërkesën e DPA-së për qëndrim për qëndrim në lidhme me sulmin e planifikuar.
Autoritetet paraprakisht morën alarm për sulm të mundshëm që planifikohet në Berlin, ndërsa Prokuroria publike në Brandenburg filloi hetim që çoi në arrestimin e 18-të vjeçarit, citohet në kumtesë.
Sipas hetimit të deritanishëm, djaloshi nuk ishte i njohur për policinë për vepra tjera penale. sa/