• e martë, 15 tetor 2024

Arrestohet kontrabandisti nga Serbia, janë gjetur tetë migrantë nga Siria

Arrestohet kontrabandisti nga Serbia, janë gjetur tetë migrantë nga Siria

Shkup, 12 gusht 203 (MIA) - Në bulevardin Gjevgjelia sot në ora 7.40, më saktësisht në dalje nga Gjevgjelia, nëpunës policorë të Stacionit Policor të Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar “Bogorodica” kanë privuar nga liria personin  K.V.(22) nga Leskovci. R. Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “kontrabandimit të migrantëve”.

MPB njofton se ai ka drejtuar  veturën  “Opel Signum” me shenjë kombëtare serbe, e cila është përfshirë në një aksident trafiku dhe në të janë gjetur 8 emigrantë ilegal nga Siria.

Personi K.V. është ndaluar në stacionin policor dhe në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim penal dhe  migrantët do të transferohen në qendër e pranim-transitit në Gjevgjeli. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR