• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

 Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Nga i gjithë dokumentacioni që na është dorëzuar dhe nga analizat e bëra nga ana jonë, konstatuam se nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mjete ekskluzivisht për delegacionin me përfaqësues nga institucionet shtetërore për udhëtimin në Uashington dhe Nju-Jork dhe se nuk është paguar asgjë për djalin e kryeministrit, theksoi sonte kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska.

 "Kur e hapëm këtë lëndë, kishim të vetmin qëllim që të konstatonim nëse kryetari i Qeverisë,  duke ushtruar kompetencat, detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike, ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, gjegjësisht nëse me veprimin e zbatuar ka realizuar dobinë e tij personale apo dobinë e një personi tjetër. Në bazë të gjithë dokumentacionit që na është dorëzuar dhe analizave të bëra nga ana jonë, konstatuam se nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mjete ekskluzivisht për delegacionin me përfaqësues nga institucionet shtetërore, gjegjësisht në mënyrë shtesë ishte siguruar  dokumentacion për udhëtimin e një personi fizik, në këtë rast djali i kryeministrit, nga ku kemi konstatuar se nga buxheti i shtetit nuk janë paguar shpenzime për një person fizik", tha Dimitrovska në një intervistë për "360 gradë" në TVM 1.

Nga dokumentacioni që kemi marrë, shtoi, biletat e linjës ajrore për personin  fizik janë paguar me para në dorë, kemi në bashkangjitje llogaritë fiskale. Rezervimi nuk është bërë nga asnjë institucion shtetëror, ndërsa për akomodimin është lëshuar një faturë me nënshkrim dhe vulë që është paguar me para në dorë dhe i personit fizik. 

 "Nga i gjithë dokumentacioni që kemi siguruar nga shfrytëzuesit buxhetorë, nga llogaritë e transaksioneve të atyre institucioneve, përfshirë edhe ambasadën, konstatuam se mjete të tilla nuk i janë paguar një personi fizik. Nëse fatura e vulosur "e paguar" është një dokument i besueshëm, megjithatë, ne nuk jemi thelluar në rregullimin ligjor të vendit që e ka lëshuar atë faturë. Për ne është dëshmi e mjaftueshme, me të gjitha mjetet që kemi përdorur, të vërtetojmë se mjetet buxhetore nuk janë përdorur për qëllime private, në këtë rast për udhëtimin e djalit të kryeministrit, saktëson Dimitrovska.

 Në ngjarjen në Nju-Jork, siç tha, ka udhëtuar me transport publik, me tren, për çfarë, shtoi, i kemi në bashkangjitje një faturë dhe gjithsesi dokumentacion që është paguar.

"Është paguar për transport të tillë, që do të thotë se gjithashtu edhe për këtë relacion nga Uashingtoni në Nju-Jork nuk është paguar nga buxheti i shtetit për djalin e kryeministrit", thekson Dimitrovska. 

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR