• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet ish shefi i qeverisë së Nagorno-Karabahut në tentimin që të kalojë në Armeni

Arrestohet ish shefi i qeverisë së Nagorno-Karabahut në tentimin që të kalojë në Armeni

Baku, 27 shtator 2023 (MIA) - Ish shefi i Qeverisë së armenëve etnikë në Nagorno-Karabah, Ruben Vardanjan është arrestuar pasi u përpoq të ikte nga ai territor në Armeni gjatë kohës së ofensivës së Azerbajxhanit, njoftoi sot policia kufitare e Azerbajxhanit.

Vardanjan, biznesmen dhe pronar i një banke të madhe investimesh në Rusi u zhvendos në Nagorno-Karabah në vitin 2022 dhe ishte në krye të administratës separatiste të enklavës për disa muaj përpara se të jepte dorëheqje këtë vit.

Azerbajxhani javën e kaluar ka filluar operacionin ushtarak për ta rikthyer kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabahun i cili u sundua nga separatistët për rreth 30 vjet.

Mijëra armenë u përpoqën të largoheshin nga rajoni pasi separatistët ranë dakord të dorëzonin armët. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR