• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Arrestohet ish kryetari i Durrësit, Vangjush Dako

Arrestohet ish kryetari i Durrësit, Vangjush Dako

Tiranë, 6 qershor 2023 (MIA) - Me urdhër të Strukturës së Posaçme për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, SPAK, sot pasdite është arrestuar ish kryetari i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare. 


Janë arrestuar gjithsej dhjetë ish udhëheqës dhe udhëheqës aktual në sektorë të rëndësishëm në bashkinë e Durrësit si dhe një pronar i një kompanie ndërtimi, me çka gjykatësi i procedurës paraprake ka përcaktuar masën e paraburgimit për shtatë dhe arrest shtëpiak për tre prej tyre. 

Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti.

"Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat në Durrës, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga Dakon që mbajti pezull zbardhjen e lejes. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjera shtesë përtej, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit të vitit 2019. Ai dyshohet edhe për blerjen e projektit 'promenada bregdetare', me çka dyshohet se i shkaktoi shtetit dëmin prej 180 milionë lekë të vjetra", njoftojnë mediat.

Vangjush Dako është i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për "përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni". 

"Për herë të parë në historinë e shteti tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin", deklaroi kryeministri Edi Rama. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR