• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohet ish kryeministri pakistanez Kan nën akuzën për korrupsion

Arrestohet ish kryeministri pakistanez Kan nën akuzën për korrupsion

Islamabad, 5 gusht 2023 (MIA) - Ish kryeministri pakistanez dhe lider i opozitës, Imran Kan është arrestuar sot pasi gjykata pakistaneze e dënoi me tre vjet burg nën akuzën për korrupsion.

"Kryetari i PTI-së është arrestuar në rezidencën e tij në Lahore", thuhet në kumtesën e partisë pakistaneze Tehrik-e-Insaf.

Gjykata në Islamabad e ka akuzuar Kanin se ka gënjyer për dhuratat shtetërore të marra gjatë mandatit të tij, konfirmoi zëdhënësi i partisë për DPA.

Me aktvendimin i cili iu dha, Kanit i ndalohet post politik në pesë vitet e ardhshme. Kan i cili gjithmonë i ka mohuar akuzat, mund ta apelojë aktvendimin.

Ky akt ka të ngjarë të nxisë tensione tjera në vend. Kur Kan u arrestua për herë të fundit në maj, mbështetësit e tij sulmuan institucionet qeveritare.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR