• e diel, 24 nëntor 2024

Arrestohen 22 persona për ndërtime të paligjshme në katër ishuj grekë

Arrestohen 22 persona për ndërtime të paligjshme në katër ishuj grekë

Athinë, 2 maj 2023 (MIA) – Në kuadër të kontrolleve për luftë me ndërtimet e paligjshme, policia greke në periudhë nga 29 prilli deri më 1 maj i ka arrestuar gjithsej 22 persona në ishujt Mikonos, Rodos, Milos dhe Folegandros, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan nga policia, kundër autorëve janë shtruar padi penale të veçanta për punime ndërtimore të paligjshme dhe punësimin e shtetasve të huaj të paligjshëm.

Në ishullin Mikonos janë arrestuar persona të cilët kanë ngjyrosur ndërtime të paligjshme në kuadër të një biznesi hotelierik, në Rodos të arrstuarit kanë bartur material ndërtimor në hapësirën bregdetare, ndërsa në Milos dhe Folegandros personat e arrestuar pa leje kanë kryer punime ndërtimore në një objekt në ndërtim e sipër.

QËNDRONI TË LIDHUR