• e enjte, 18 korrik 2024

Arrestohen tre persona të cilët dje kryen plaçkitje në një bastore

Arrestohen tre persona të cilët dje kryen plaçkitje në një bastore

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë nga NJPB Çair sot kanë privuar nga liria M.D (35), R.K (33) dhe A.I (36), të gjithë nga Shkupi, të dyshuar se mbrëmë rreth orës 22:25 se kanë kryer grabitje në një bastore sportive në zonën e Shuto Orizares.

Siç kumtoi sot nga Ministria e Punëve të Brendshme duke kërcënuar punonjësen e bastore ata kanë marrë të holla nga arka.

"Gjatë bastisjes në shtëpinë e M.D të kryer me vendim të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar edhe para për të cilat dyshohen se dalin nga vepra penale", informon MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, NJPB Çair deri te PTHP Shkup do të dorëzoj parashtresë adekuate. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR