• e mërkurë, 15 janar 2025

Nesër përfundon shporta konsumatore e Vitit të Ri

Nesër përfundon shporta konsumatore e Vitit të Ri

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Nesër përfundon shporta konsumatore e Vitit të Ri, e cila zgjati një muaj dhe u formua me nismë të sektorit të biznesit. Ajo përfshinte mbi një mijë produkte, ndërsa kompetentët prisnin që çmimet e produkteve ushqimore bazë të uleshin për të paktën 10 përqind.

Meqenëse është iniciuar nga sektori i biznesit, nuk ka pasur vendim të qeverisë, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mundur të monitorojë vetëm çmimet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ligjin për Tregtinë, përkatësisht ka shikuar çmimet e produkteve që janë në shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që ishin në 30 ditët e fundit.

Në fillim të shportës konsumatore të Vitit të Ri, pati reagime nga opinioni se në kurriz të disa produkteve ushqimore që u zvogëluan, produkte të tjera që nuk ishin pjesë e shportës ishin rritur ndjeshëm.

Ministria kompetente e Ekonomisë dhe Punës apeloi te tregtarët që t'i përmbahen marrëveshjes, duke njoftuar se nëse kjo nuk ndodh, do të aktivizohet vendimi për ngrirjen e çmimeve ose kufizimin e marzheve.

Nga ana tjetër, Enti Shtetëror i Statistikave publikoi se inflacioni në dhjetor të vitit të kaluar është për 4,4 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023 dhe se kërcim më të madh ka te ushqimi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR