• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen të paktën tre persona për sjellje të dhunshme në protestën në Tiranë

Arrestohen të paktën tre persona për sjellje të dhunshme në protestën në Tiranë

Tiranë, 26 prill 2024 (MIA) - Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranë, e përcjellë me hedhje të koktej molotovit drejt ndërtesës së pushtetit lokal të metropolës shqiptare, ka përfunduar me mesazh për një protestë të re të enjten.

Nuk kanë muguar ehde përpjekjet që të hyhet në objekt me deppërtim të kordonit policor, ndërs ajanë hedhur  ehde sende të tjera, për shkak të së ciës është rritur prania e poliisë, ndërsa ka intervemuar edhe ekipi zjarrfikës.

Sipas mediave shqiptare, janë arestuar të paktën tre persona, ndërsa para objektit janë ekipe profesioniste të cilët janë duke mbledh dëshmi.

"Protesta para Bashkisë së Tiranës derisa hajni (Erion Veliaj) nuk largohet. Kërkojmë të reagojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për vjedhje dhe korrupsion, në të cilën është fundosur shteti", porositën organizatorët.

Kjo është protesta e katërt e organizuar nga krahu më i madh i demokratëve të opozitës “Nisma për ripërtëritjen e PD-së” - mbështetës të Sali Berishës, mbështetur nga Partia e Lirisë e ish-presidentit Ilir Meta dhe Aleanca për mbrojtjen e teatrit.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të skandalit “5D” për keqpërdorimin e fondeve të shtetit, për të cilin me urdhër të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë arrestuar dhjetëra drejtues të lartë në bashki, bashkëpunëtorë të ngushtë të Veliajt, i cili i hedh poshtë të gjitha akuzat për përfshirjen e tij. mb/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR