• e enjte, 18 korrik 2024

Arrestohen shtatë kontrabandistë midis 483 emigrantëve të shpëtuar afër Kretës

Arrestohen shtatë kontrabandistë midis 483 emigrantëve të shpëtuar afër Kretës
Athinë, 26 nëntor 2022 (MIA) – Nga bregu i Libisë është nisur  një anije peshkimi me 483 persona të cilët të martën janë shpëtuar në afërsi të ishullit grek Kretë, ndërsa emigrantët kanë paguar nga 3.000 deri në 4.000 dollarë për person për të arritur në Itali, kumtoi roja bregdetare e Greqisë pas hetimit të zbatuar, në të cilin janë arrestuar edhe shtatë kontrabandistë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Shtatë kontrabandistët e arrestuar ishin në mesin e emigrantëve të shpëtuar, ndërsa “gjatë transportit të paligjshëm, menaxhonin me anijen e peshkimit të gjatë rreth 25 metra dhe kishin role të ndryshme në anije, e cila për shkak të tepricës së udhëtarëve dhe mungesës së mjeteve për shpëtimin e jetës, ishte i palundrueshëm." Pas operacionit të shpëtimit, është zbatuar hetim paraprak nga nëpunësit e rojës bregdetare dhe sektorit policor nga qyteti  Hania në Kretë me ndihmën e nëpunësve nga Drejtoria për siguri dhe mbrojtje kufitare dhe në bashkëpunim me Zyrën mobile të Europolit e cila rezultoi me arrestimin e shtatë personave të cilët ndër të tjera akuzohen për hyrje të paligjshme në vend; ndihmë për hyrjen e paligjshme në vend; formimi i një organizate kriminale; ekspozimi i njerëzve në rrezik etj dhe do të paraqitet para prokurorit publik. Nga shërbimi bregdetar i Greqisë shtuan se i analizon dhe përpunon të gjitha të dhënat dhe heton përfshirjen e mundshme të të arrestuarve në raste të tjera, si dhe bashkëpunimin e mundshëm të tyre me anëtarë të tjerë të rrjeteve të organizuara të kontrabandës së emigrantëve. Emigrantët e shpëtuar, nga të cilët 336 janë burra, dhjetë gra, 128 janë djem të mitur dhe nëntë vajza të mitura nga e mërkura, përkohësisht janë transferuar dhe akomoduar në një anije të udhëtarëve të ankoruar në portin në Paleohora në pjesën jugperëndimore të ishullit grek Kretë. Ministri i Migracionit dhe Azilit të Greqisë, Notis Mitarakis, menjëherë pas aksionit të shpëtimit ka dërguar letra tek nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas dhe komisares për punë të brendshme të BE-së, Ilva Johanson dhe kërkoi që KE-ja urgjentisht të intervenojë për zhvendosjen e emigrantëve të shpëtuar. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR