• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në Greqi

Arrestohen dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në Greqi

Athinë, 26 gusht 2023 (MIA) - Dy persona janë arrestuar sot në Greqi nën akuzën se kanë vënë zjarrë pyjor me qëllim.

Qindra zjarrfikës me ditë po luftojnë me zjarret pyjore në Greqi, të cilat po digjen në mënyrë të pakontrolluar dhe në të cilat deri më tani e kanë humbur jetën 21 persona.

Njëri person është arrestuar në Evia, pas më qëllim i vuri zjarrin barit të thatë pranë qytetit Karistos, ndërsa veprën e pranoi vetë, informojnë nga shërbimi i zjarrfikësve. Më pas ai ka pranuar se gjatë muajve korrik dhe gusht ka vënë edhe katër zjarre të tjera në të njëjtën zonë.

Personi i dytë është arrestuar në Larisa, në Greqinë qendrore, gjithashtu për vënien e zjarrit me dashje të vegjetacionit.

Zyrtarët thanë se kjo ka shkaktuar disa zjarre në Greqi gjatë javës së kaluar, por shkaku i disa zjarreve të tjera që shpërthyen në të gjithë vendin mbetet i panjohur.

Zjarri më i madh është aktualisht në verilindje të vendit, afër qytetit të Aleksandropolis. ls/

Foto: Skrinshot Al Xhazira

QËNDRONI TË LIDHUR