• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohen 59 anëtarë të rrjetit shqiptar të kontrabandës me drogë në tërë Evropën, sekuestrohet pronë me vlerë pesë milionë euro

Arrestohen 59 anëtarë të rrjetit shqiptar të kontrabandës me drogë në tërë Evropën, sekuestrohet pronë me vlerë pesë milionë euro

Tiranë, 7 shkurt 2024 (MIA) - Në aksionin e përbashkët policor, të quajtur "murator" i autoriteteve italiane, gjermane, shqiptare, spanjolle dhe britanike, u arrestuan 59 anëtarë të rrjetit për kontrabandë me drogës, mes tyre ka edhe gra, ndërsa edhe tetë të dyshuarve, u janë shqiptuar masa tjera të kujdesit në Itali.

Rrjeti kryesisht ka kontrabanduar heroinë, kokainë, hashash dhe marihuanë në Gjermani dhe Spanjë, duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje sekrete, njoftoi Evropol.

"Hetimet e para kundër grupit kriminal OKG nisën në vitin 2019 nga Zyra e prokurorit publik në Firencë – Administrata e qarkut Antimafia. Që nga janari i vitit 2020, autoritetet italiane dhe shqiptare të Prokurorisë së posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK në Tiranë kanë hyrë në kontakt me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në fushën e drejtësisë penale (Eurojust) për të koordinuar bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar. kundër OKG-së", njoftoi Ora njuz 

Bashkëpunimi gjyqësor mes Evropës dhe Shqipërisë lehtësohet nga Eurojust, pasi Shqipëria është një nga 11 vendet jashtë BE-së, që ka një prokuror në Agjenci.

"Vitin e kaluar në aksionin e parë policor kundër të njëjtit grup të organizuar kriminal janë arrestuar 21 të dyshuar dhe me këtë rast është sekuestruar drogë me vlerë 2,7 milionë euro. Ekspertët e Europolit ofruan gjithashtu mbështetje dhe ekspertizë të gjerë analitike mbi krimin e organizuar, duke mundësuar identifikimin e objektivave kyç dhe hartimin e aktiviteteve të tyre kriminale në tërë Evropën. Dy oficerë të Europolit u sistemuan në terren në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së aksionit për të mbështetur autoritetet kombëtare në masat e tyre hetimore, informon televizoni.

Sipas SPAK, në Shqipëri në aksionin e fundit është sekuestruar pasuri me vlerë pesë milionë euro, bëhet fjalë për 32 subjekte tregtare, 45 automobilë, mbi 200 llogari bankare dhe pasuri tjera të patundshme. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR