• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen 21 persona në një aksion të Europolit për mashtrim në koll-qendra

Arrestohen 21 persona   në një aksion të Europolit për mashtrim në koll-qendra

 Hagë, 2 maj 2024 (MIA)  - Të paktën 21 persona janë arrestuar në Gjermani, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Liban, në një aksion policor "Pandora", i cili u zbatua me mbështetjen e Europolit, gjatë shkatërrimit të një rrjeti të 12 koll-qendrave të dyshuar për mashtrimin e mijëra njerëzve, bëri të ditur sot Europoli.

 Në kumtesë thuhet se në aksionin "Pandora", të zbatuar më 18 prill, janë mbyllur 12 koll-qendra të dyshuara për mashtrim, ndërsa janë konfiskuar dokumentet dhe prona.

Siç theksohet, mashtrimet përfshinin thirrje të rreme të policisë, mashtrime investimi dhe mashtrime "dashurie", ndërsa  puna e koll-qendrave e kanë organizuar nga 39 persona. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR