• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armenia ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar negociatat me Azerbajxhanin me ndërmjetësimin e BE-së

Armenia ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar negociatat me Azerbajxhanin me ndërmjetësimin e BE-së

Erevan, 9 shkurt 2024 (MIA) - Armenia ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar negociatat me Azerbajxhanin me ndërmjetsimin e BE-së, deklaroi deputeti Artur Hovhanesjan nga partia "Marrëveshje Qytetare", kryetar i së cilës është kryeministri Nikoll Pashinjan.

"Aktualisht është e paqartë nëse negociatat do të rifillojnë. Kuptohet, dhe Armenia e mbështet vazhdimin e negociatave në këtë format, sepse prioritet në agjendën e vendit është vendosja e paqes në rajon", tha Hovhanesjan.

Paradokohe, Azerbajxhani ka refuzuar të marrë pjesë në negociatat me Armeninë, të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe SHBA-ja, megjithëse disa marrëveshje janë arritur më parë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, kryetari i Këshillit  Evropian, Sharl Mishel në publikimin në Iks kumtoi se ka biseduar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev për t'i uruar përzgjedhjen e tij dhe se ai mirëpriti angazhimin e Azerbajxhanit për të marrë pjesë në bisedimet tripalëshe në Bruksel. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR