• e shtunë, 23 nëntor 2024

Armata ukrainase: Luftime të ashpra në Ukrainën lindore

Armata ukrainase: Luftime të ashpra në Ukrainën lindore

Kiev, 11 qershor 2023 (MIA) - Ushtria ukrainase raportoi sot luftime të ashpra në lindje të vendit, ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të rajoneve pjesërisht të pushtuara të Luganskut dhe Donjeckut.

"Kundërshtari vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në përpjekjet për të pushtuar plotësisht rajonet e Luganskut dhe Donjeckut", kumtoi sot Shtatmadhoria e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

"Luftimet e ashpra vazhdojnë", thuhet në deklaratë.

Fokusi i forcave ruse në rajonet Lugansk dhe Donjeck vjen derisa ushtria ukrainase po zhvillon një kundërofensivë të madhe që synon rimarrjen e territorit ukrainas të pushtuar nga Moska.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pranoi dje se kundërofensiva e shumëpritur ka filluar.

"“Në Ukrainë po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse, por nuk do të them në detaje se në çfarë faze janë ato", tha Zelenski.

Ai shtoi se betejat më të vështira po zhvillohen në frontet lindore dhe jugore. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR